Flash News

E-TJERA

Kukësi, Hasi, Dibra/ Zonat që kanë 'mbushur' Anglinë me shtëpi bari

Kukësi, Hasi, Dibra/ Zonat që kanë 'mbushur'

Përfshirja e të miturve shqiptarë në në prodhimin dhe trafikun e lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe vijon të mbetet një fenomen shqetësues. Adoleshentë nga mosha 15-16 vjeç arrestohen në flagrancë duke u kujdesur për “shtëpitë e barit” në Angli.

Avokati Naim Hasani ka treguar në A2 CNN se numri më i madh i këtyre fëmijëve vjen nga zona verilindore.

“Ka nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, por në përgjithësi zona verilindore ka qenë gjithmonë mjaft shqetësuese dhe numri i madh më i madh i atyre që vijnë në mënyrë ilegale në Britani fatkeqësisht në përgjithësi  dhe historikisht i përket zonës verilindore të Shqipërisë. pra si Kukësi, Hasi, Tropoja, Dibra, por edhe nga Shkodra, po sidomos nga zona verilindore e Shqipërisë, Kukës, Has, Tropojë, Shkodër e me radhë”, tha avokati.

Sipas tij, mosha më e vogël e fëmijëve që punojnë në shtëpi bari është 15-16 vjeç, ndërsa thekson se një rol të rëndësishëm në rekrutim ka pasur rrjeti social TikTok.

“Mosha më e vogël e cila ju keni hasur dhe keni parë që ka punuar në një shtëpi bari. Po pa dyshim ka 15 vjeç, 16 vjeç domethënë në përgjithësi mosha adoleshente, po ka edhe ata që të rritur që janë 18 vjeç e sipër të rritur të rinj të cilët kanë ardhur dhe përballen me një realitet totalisht nga ai që është premtuar ose që e kanë parë nëpër reklama në TikTok në Shqipëri dhe nga i cili janë gënjyer se mund të përfitojnë ose mund të kenë një të ardhme si ajo që është e premtuar, por realiteti është shumë larg”, deklaroi avokati.

Të fundit