Flash News

E-TJERA

Kukësi ‘sfidon’ Hasin, shfaqet në qytet busti i Mbretëreshës Elizabeth II

Kukësi ‘sfidon’ Hasin, shfaqet në qytet busti i

Britania e Madhe i jep sot lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth II në një ceremoni të gjatë nderimi, ku do të marrin pjesë familjet mbretërore të Evropës dhe liderët nga e gjithë bota.

Kukësi, në shenjë nderimi ndaj Mbretëreshës Elizabeth II, ka ngritur një bust para Pallatit të Kulturës. Fillimisht, ishte qyteti i Hasit që premtoi vendosjen e një busti në shenjë nderimi, pasi pjesa më e madhe e të rinjve kanë emigruar dhe vijojnë të largohen drejt Britanisë.

Nuk dihet se kush e ka krijuar veprën, por busti i monarkes është vendosur në qytet. 

Në një intervistë për Daily Mail një muaj më parë, kryebashkiaku i Hasit Liman Morina tha se ishte planifikuar një bust në nder të monarkes së Britanisë dhe se busti do të ndërtohej me paratë e emigrantëve.

Të fundit