Flash News

E-TJERA

Kulla: 3 deputetë të PS kanë votuar kundër zgjedhjes së Begajt si President

Kulla: 3 deputetë të PS kanë votuar kundër zgjedhjes së

Procesi i votimit të Presidentit të ri u shoqërua me rrjedhje votash, ku dyshohet se një deputet i opozitës votoi pro Bajram Begajt si President.

Analisti Ilir Kulla i ftuar në studion e ‘Opinion’, tha se nga informacionet e tij, 3 deputetë socialistë kanë votuar kundër zgjedhjes së Bajram Begajt për President. Kulla nuk bëri me dije emrat e deputetëve.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Kush votoi nga opozita pro presidentit?

Ilir Kulla: Unë kam informacion se kanë votuar 2 deputetët e PDIU-së dhe 1 deputet i LSI-së ose deputete nuk e di mirë, ka abstenuar dhe 2 deputetët kanë votuar pro dhe 3 vota janë kundër.

Blendi Fevziu: 3 votat kundër janë të PS-së?

Ilir Kulla: Po.

Blendi Fevziu: Të PS-së, vota kundër?

Ilir Kulla: Ky është informacioni që kam unë.

 

Të fundit