Flash News

E-TJERA

Kulla në selinë e PD, pronarët kushërinj të Fevziut? Flet moderatori: Lejen e jep Rama, PD të tërhiqet

Kulla në selinë e PD, pronarët kushërinj të Fevziut?

Moderatori i emisionit "Opinion", Blendi Fevziu, ka folur për polemikat lidhur me ndërtimin e kullave në vend të selisë të PD-së.

I ftuar në MCN Tv, Fevziu sqaroi se pronarët e tokës janë degë të familjes së tij, teksa tha se kullat mund të ndërtohet vetëm me lejen e kryeministrit Rama. Fevziu tha se PD-ja duhet të tërhiqet teksa shtoi se PD-ja ëhstë me qera në godinën e SHQUP-it prej 99 vitesh.

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Doli një projekt 4 freedoms, për kulla te selia e PD. Ish pronarët janë të afërm të tutë? 

Blendi Fevziu: Janë degë e të njëjtës familje. 

Ylli Rakipi: Keni ndonjë informacion?

Blendi Fevziu: Di që pronarët aty kanë tentuar të zgjidhin problemin e pronësisë së tyre. Prona aty është shumë e madhe.

Ylli Rakipi: Xhamia nuk prishet? 

Blendi Fevziu: Jo. Banka mund të prishet, u dëmtua edhe nga tërmeti. Nuk e di a bëhen kullat sepse duhet të japë lejen Edi Rama, duhet të tërhiqet PD.

Ylli Rakipi: Kërkesën duhet ta bëjë PD, sepse është institucion, kështu e përshkroi nënkryetari i Bashkisë. E para që duhet të tërhiqet është PD. Nëse kushërinjtë e tu kanë këtë ide, me siguri kanë vajtur në PD së pari. Di gjë për këtë?

Blendi Fevziu: Nuk di gjë për këtë. Prona u është kthyer por nuk ju jepet faktikisht. PD është me qira për 99 vjet në pronën e SHQUP-it.
Duhet leje nga shteti, që do të jetë e vështirë dhe që PD të tërhiqet me shkrim. Do ti kërkojë shtetit seli diku tjetër dhe pastaj mund të bëjë marrëveshje private PD. Nëse i kërkon shtetit, se këtu janë pronarët, do të kërkojë seli tjetër.

Të fundit