Flash News

E-TJERA

“Kulla nuk asht cool n'Shkodër”, qytetarët të hënën në protestë kundër betonizimit

“Kulla nuk asht cool n'Shkodër”, qytetarët të

Ndonëse ngritja e kullave është kthyer në traditë për Tiranën, duket se qeveria misionin e betonizimit po e vazhdon edhe me Shkodrën, qty ku do të ngrihet një kullë si “Rozafa e re”.

Projekti i prezantuar nga vetë Rama solli reagimin e qytetarëve të Shkodrës të cilët i kanë reaguar kryeministrit me një gjuhë të ashpër.

Së fundmi, shkodranët kanë njoftuar edhe një protest për t’i thënë “jo” betonizimit të qytetit. Këshilltari bashkiak i PD-së në Shkodër, Imeldi Sokoli, ka njoftuar në rrjetet sociale se protesta do të zhvillohet të hënën e 22 korrikut në orën 19:00, në sheshin “Nënë Tereza”.

Postimi:

Kulla nuk asht cool n'Shkodër.

Ftoj të gjithë miqtë të na bashkohen në këtë marshim kundër betonizimit të qytetit tonë.

Dy ditë më parë Qeveria dhe Bashkia e Shkodrës prezantuan projektin e një kulle 100 metra të lartë e cila pritet të ndërtohet në zemër të qyetit. Të vënë para faktit të kryer në një kohë kur për projekte kaq të mëdha duhen dëgjesa publike, të shqetësuar për dëmin urban dhe arkitekturor që kjo kullë paralajmëron t’i kanosë Shkodrës, të indinjuar nga mosrespektimi nga ana e institucioneve i të drejtës sonë për qytetin dhe hapësirën që jetojmë, ju bëjmë thirrje të na bashkoheni në protestë, ditën e hënë, më 22 korrik, në orën 19:00, te sheshi “Nënë Tereza”.

Të fundit