Flash News

E-TJERA

Kullat në truallin e PD, Veliaj: Ka patur një propozim, por nuk ka dakordësi me pronarët

Kullat në truallin e PD, Veliaj: Ka patur një propozim, por nuk ka

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur lidhur me projektin e ndërtimit të kullave në territorin ku ndodhet Partia Demokratike.

I ftuar në Report tv. Veliaj tha se ka patur një kërkesë e tillë në Bashkinë e Tiranës nga pronarët e tokës që është familja Toptani, por shtoi se godina është në administrimin e PD dhe pa zgjidhur konfliktin mes të dyjave, Bashkia e Tiranës nuk mund të shqyrtojë asnjë ndërtim dhe plan urbanisitik.

Selia e PD ka një ngërç ku tokën e ka familja Toptani dhe prona është në administrimin e PD-së, pra flasim për dy pronarë të ndryshëm.

Ka pasur në bashki një shprehje interesi me kullat dhe është sjellë nga pronarët e tokës, të cilët kanë pretenduar se kanë një dëshirë për të zhvilluar pronën, por urbanistika e ka të pamundur ta shqyrtojë nëse PD dhe pronarët nuk bien dakord. Nëse bien dakord do shqyrtohet ndërtimi sipas rregullave të urbanistikës", tha Veliaj.

Të fundit