Flash News
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Çfarë fshihet poshtë urrejtjes së SPAK për trashëgiminë dhe bamirësinë?
Kultivoi kana*is me vlerë qindra mijëra paund, dënohet me burg shqiptari në Skoci
52-vjeçari shqiptar Ilir Kasa, është dënuar me burg në Skoci, pasi akuzohet se ishte pjesë e një bande që merrej me kultivimin e kanabisit.
Ai menaxhonte dhe drejtonte ambientet në Glasgow dhe Harthill, të cilat u gjetën nga oficerët e policisë së Krimit të Organizuar në prill të vitit 2022. Ai konsiderohej një figurë e lartë e e krimit të organizuar për drejtimin e shtëpive të barit në Skoci.
Sipas raportimeve të mediave vendase, Kasa u largua nga Britania e Madhe, por më vonë u kthye në Skoci disa muaj më vonë. Ai u zbulua se jetonte në një adresë në Stepps në kohën e arrestimit të tij në korrik 2022 dhe u akuzua për prodhimin e drogës e cilësuar në Britani si e Klasës B. Këtë javë, pas një gjyqi në Gjykatën e Lartë Stirling, të hënën më 19 shkurt ai u shpall fajtor dhe u burgos për tetë vjet.
Shefi i Operacioneve të Degës së NCA, Michael Miller tha: “Kasa ishte një anëtar i lartë i një grupi të krimit të organizuar përgjegjës për drejtimin e fermave të kanabisit në të gjithë Brezin Qendror të Skocisë. “I tij ishte një biznes fitimprurës. Fabrikat që rikuperuam do të kishin gjeneruar qindra mijëra paund fitime për grupin e tij kriminal, i cili pa dyshim do të ishte riinvestuar në kriminalitet të mëtejshëm.”