Flash News

E-TJERA

Kultivoi kanabisis, arrestohet 27-vjeçari në Skrapr

Kultivoi kanabisis, arrestohet 27-vjeçari në Skrapr

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar pasi u kap duke kultivuar kanabis.

Bëhet me dije se 27-vjeçari me iniciale A.B kishte përgatitur disa vende në pyllin e fshatit Rehovë. 

Njoftimi i Policisë: 

Si rezultat i një hetimi proaktiv të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit dhe në vijim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, Komisariati i Policisë Skrapar finalizoi operacionin policor të koduar “Rehova”

Si rezultat u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 27 vjeç, banues në fshatin Rehovë. Gjatë operacionit në këtë fshat, rezultoi se 27-vjeçari kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë cannabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.

Të fundit