Flash News

E-TJERA

Kultivonin kanabis në serë bujqësore, arrestohen babë e bir në Tiranë, sekuestrohen edhe dy automatikë

Kultivonin kanabis në serë bujqësore, arrestohen babë e bir
Armët e sekuestruara

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë.

Në sajë të operacionit të koduar “Kashari”, policia arrestoi Fatmir Sulaj, 56 vjeç dhe Hamdi Sulaj, 25 vjeç, pasi në një serë bujqësore kishin mbjellë bimë të llojit Cannabis Sativa.

Pas kontrollit në banesë, policia u gjeti edhe dy armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga autorët për të ruajtur bimën narkotike.

“Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “KASHARI”, si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Fatmir Sulaj., 56 vjeç dhe Hamdi Sulaj., 25 vjeç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në Kashar, në brendësi të banesës, gjatë kontrollit të ushtruar,në një serë bujqësore, u konstatuan të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga autorët për të ruajtur bimën narkotike”, bën me dije policia.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Kultivim i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim.

 

Të fundit