Flash News

E-TJERA

Kultivonin lëndë narkotike, në pranga dy vëllezër në Shëngjergj

Kultivonin lëndë narkotike, në pranga dy vëllezër

Policia ka vënë në pranga dy vëllezër si të dyshuar për kultivimin e lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa.

E. M., 28 vjeç dhe E. M., 32 vjeç, dyshohet se në vendin e quajtur “Kollagjesh” kultivonin lëndë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 vëllezër.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë një hetimi disamujor shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Shtogu”, dhe në vendin e quajtur “Kollagjesh” Njësia Administrative Shëngjergj.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 28 vjeç dhe E. M., 32 vjeç, pasi dyshohen se në vendin e quajtur “Shtogu”, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, këta dy shtetas dyshohen se në vendin e quajtur “Kollagjesh”, u konstatuan të kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Të fundit