Flash News

E-TJERA

Kultivonin sipërfaqe toke me kanabis, dy të arrestuar në Vlorë, sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak

Kultivonin sipërfaqe toke me kanabis, dy të arrestuar në

Policia ka vënë në pranga 2 të rinj në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në një sipërfaqe toke.

Gjatë kontrollit në ambientet ku qëndronin dy të arrestuarit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabis sativa, 4 armë zjarri automatikë, municion luftarak, 3 radiomarrëse, 3 aparat celular, 1 automjet dhe 1 motomjet. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bestrova”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme Operacionale, Forca “Shqiponjat” dhe Komisariati i Policisë Vlorë.

Vihen në pranga 2 shtetas. Gjatë operacionit, Policia ka përdorur dron për lokalizimin e vendndodhjes së tyre.  

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kanabis, 4 armë zjarri, municion luftarak, 3 radiomarrëse, 3 aparate celular dhe 2 mjete.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u finalizua operacioni policor i koduar “Bestrova”, në kuadër të cilit u bë arrestimi i shtetasve:  

Augest Lame, 28 vjeç, banues në fshatin Bestrovë dhe Detjan Selimaj, 35 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Vlorë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara cannabis sativa, në një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Çeplazet”, në fshatin Bestrovë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në ambientet ku qëndronin këta dy shtetas u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lende narkotike kanabis, 4 armë zjarri automatike, municion luftarak, 3 radiomarrëse, 3 aparat celular, 1 automjet dhe 1 motomjet. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Të fundit