Flash News

E-TJERA

Kultivonte kanabis në pyll, arrestohet 53-vjeçari në Krujë

Kultivonte kanabis në pyll, arrestohet 53-vjeçari në Krujë

Një 53-vjeçar ka rënë në pranga për kultivim të lëndëve narkotike në Krujë.

Policia njofton se B. M., kishte kultivuar 65 bimë të dyshuara si kanabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Mukje.

“Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka finalizuar operacionin e koduar "Plant 3". 

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi B. M., 53 vjeç, banues në Mukje, Krujë. 

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Mukje. Gjatë kontrollit në disa ambiente të pyllëzuara të fshatit Mukje, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 65 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, njofton prokuroria.

Të fundit