Flash News

E-TJERA

Kultivonte k*nabis në parcelë, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë

Kultivonte k*nabis në parcelë, arrestohet 35-vjeçari në

Një operacion i koduar “Koordinata”, i zhvilluar nga Policia e Mirditës në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Lezhë, ka çuar në arrestimin e një 35-vjeçari që kultivonte bimë narkotike në një zonë rurale.

Ervin Lleshaj, banues në fshatin Prosek, u kap në flagrancë në një parcelë në fshatin Trazhë, teksa kujdesej për fidanët e kanabisit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në parcelë u gjetën dhe u asgjësuan 225 fidanë të dyshuar narkotikë të llojit cannabis sativa, të cilët ishin në fazë të hershme të zhvillimit.

Gjatë operacionit, një pjesë e fidanëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje me anë të djegies.

Ndaj 35-vjeçarit rëndon akuza për "kultivim të bimëve narkotike", ndërkohë që materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia njofton se kontrollet në terren do të vijojnë edhe në ditët në vijim në kuadër të parandalimit dhe goditjes së kultivimit të bimëve narkotike në zona të thella malore.

Të fundit