Flash News

E-TJERA

Kultivuan drogë në Kukës/ Policia arreston kryeplakun e fshatit, djalin dhe vëllain e tij

Kultivuan drogë në Kukës/ Policia arreston kryeplakun e fshatit,

Operacioni policor i koduar "Kepi" ka çuar në pranga kryeplakun e fshatit Gurë- Kalis në Kukës, djalin dhe vëllain e  tij. Këta persona kishin kultivuar bimë narkotike në vendin e quajtur "Kepi i kishës".

Sipas policisë, bimët u asgjesuan me anë të djegies dhe disa fidanë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Të arrestuarit janë: M. M., 50 vjeç, kryeplak i fshatit Gurë-Kalis, E. M, 24 vjeç, dhe U. M., 38 vjeç ( person me precedent penal).

Policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe inspektorin e pyjeve I. P., për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Të fundit