Flash News

E-TJERA

Kultivuan kanabis në tokën e tyre, shpallen në kërkim nënë e bir në Ishëm

Kultivuan kanabis në tokën e tyre, shpallen në kërkim

Nënë e bir janë shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen se kanë kultivuar fidanë të dyshuar si cannabis sativa në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, si rezultat i kontrollit në territor, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në Kodër Draç, Njësia Administrative Ishëm, Durrës.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë bënë shpalljen në kërkim të shtetasve F. V., 49 vjeçe dhe K. V., 25 vjeç (nënë e djalë), banues në Kodër Draç, Ishëm, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa”, bën me dije polica.

 

 

Të fundit