Flash News

E-TJERA

Kultivuan mbi 2 mijë bimë marijuane në papafingo, arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë

Kultivuan mbi 2 mijë bimë marijuane në papafingo, arrestohen 3
Në foto: Oficerët spanjollë në banesën e të arrestuarve

Policia spanjolle ka vënë në pranga 3 shqiptarë kultivonin në një magazinë të madhe afro 2.541 bimë marijuana.

Mediat spanjolle raportojnë se, të arrestuarit janë tre burra me origjinë shqiptare të cilët dyshohet se janë autorë të kultivimit të lëndëve narkotike. Shqiptarët e arrestuar janë përkatësisht të moshave 22, 39 dhe 44 vjeç.

Tre të arrestuarit kishin mundësuar që në hapësirën e papafingos së banesë ku jetonin, të krijonin një magazinë për kultivimin bimëve narkotike, si marijuana.

Si rezultat i një hetimi të hapur në fillim të gushtit, policia spanjolle mësoi për ekzistencën e një plantacioni me marijuanë brenda një magazine në zonën industriale të Les Comes.

Kultivuan mbi 2 mijë bimë marijuane në papafingo, arrestohen 3

Magazina kishte një instalim kompleks të përbërë nga llamba, transformatorë, ventilatorë, nxjerrës dhe materiale fitosanitare për të nxitur rritjen e bimëve. Ata po përshtatnin hapësira të reja në magazinë për të zgjeruar plantacionin.

Kur panë efektivët e policisë, ata u përpoqën të iknin përmes çatisë së banesës. Dera e hyrjes ishte e mbyllur plotësisht nga brenda, për të parandaluar hapjen e saj. Tre të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.

Të fundit