Flash News

E-TJERA

Kume: Ndryshimet u bënë jashtë tavolinës së KP, Vasjari: Ndryshimet kosto për integrimin e vendit

Kume: Ndryshimet u bënë jashtë tavolinës së KP,

Analisti Arjan Vasjari komentoi votimin e Kodit të ri Zgjedhor. Ai deklaroi për "Real Story" se ky akt mund të na krijojë kosto në raport me procesin e Integrimit Europian.

"Situata e krijuar tashmë me miratimin e Kodit Zgjedhor mund të na krijojë kosto në raport me procesin e Integrimit Europian, sidomos në prag të mbledhjes ndërqeveritare", tha Vasjari.

Ndërkohë ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume kundërshtoi rrugën që ndoqi mazhoranca për miratimin e ndryshimeve.

"Shkaku pse jemi në një situatë të tillë nuk ka të bëjë me lëndën, por me rrugën që ndoqën deri sot. Ndryshimet u bënë jashtë tavolinës së KP, për këtë duhet të japë përgjigje mazhoranca. Nëse do ishin bërë me konsensus nuk do të ishim në këtë situatë", tha Kume.

Të fundit