Flash News

E-TJERA

Kume: Tri arsyet se pse në zgjedhjet e pjesshme pati pjesëmarrje të ulët

Kume: Tri arsyet se pse në zgjedhjet e pjesshme pati pjesëmarrje

Eksperti i çështjeve zgjedhore në Shqipëri, Kristaq Kume komentoi garën e pjesshme që u zhvillua sot në 5 bashki të vendit.

Në një intervistë për “Ora News”, Kume tha se gjithmonë pjesëmarrja në zgjedhjet lokale janë të ulëta në krahasim me zgjedhjet parlamentar.

“Përveç kësaj kemi të bëjmë me zgjedhje të pjesshme për një organ të vetëm dhe përtej kësaj, garohet për një mandate kryetari që do të jetë për 1 vit e gjysmë.

Edhe ato që e nxisin pjesëmarrjen, partitë politike kanë pothuajse inekzistente në këto zgjedhje”, u shpreh ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume.

Të fundit