Flash News

E-TJERA

Kundër hartës së re gjyqësore, Maks Haxhia: Seancat do të bojkotohen deri të premten. Paralajmërimi për avokatët

Kundër hartës së re gjyqësore, Maks Haxhia: Seancat do

Sikurse ishte paralajmëruar, avokatët do të bojkotojnë seancat gjyqësore, pasi nuk janë dakord me hartën e re gjyqësore.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia tha se me hartën e re rriten kostot për gjyqet. Bojkoti do të nisë nesër dhe do të zgjasë deri të martën.

Haxhia kërkoi reflektim nga ministria e Drejtësisë, ndërsa paralajmëroi se avokatët që nuk do të respektojnë bojkotin, do të procedohen.

“Në këto kushte duke u ndjerë të fyer, për shkak të ishte realitet që këto tavolina kanë qenë farsë propagandistike, për të thënë se është marrë vendimi, në këto kushte vendosëm që të bojkotojmë të gjitha proceset gjyqësore, duke përfshirë dhe Gjykatën e Lartë.

Procesi nis nesër deri të premten. Kjo hartë cënon rëndë interesat e personave por dhe rrit kostot. Duke ardhur në gjykatë të Apelit të Tiranës. Do të marr kopjen e vendimit në fjalë dhe do ti bëj kërkesë gjykatës për të caktuar një seancë tjetër. Masat e sigurisë është një pjesë e vendimit që nuk do bojkotohen.

Shpresojmë që kjo grevë të jetë kambanë për Ministrinë e Drejtësisë që të merren parasysh kërkesat tona të cilat janë interesa të personave juridikë. Nëse nuk merren masa, e kemi lënë të hapur që të mblidhet Komiteti Drejtuese. Të gjithë janë dakord dhe nëse do ketë njeri që nuk do respektojë vendimin do procedohet”, tha Haxhia.

 

Të fundit