Flash News

E-TJERA

Kundër Metës, ndërkombëtarve dhe opozitës, Kuvendi voton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Kundër Metës, ndërkombëtarve dhe opozitës, Kuvendi
Foto Ilustruese; Parlamenti i Shqipërisë

Kuvendi mblidhet sot për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pavarësisht kërkesës së Presidentit Meta, ndërkombëtarëve dhe opozitës për të pritur opinionin e Venecias.

Rivotimi do të bëhet pas kthimit që Presidenti Meta i bëri Kodit, me qëllim rishqyrtimin e tij me argumentin se ndryshimet janë bërë në mënyrë të njëanshme, pa dialog dhe në interes të shumicës parlamentare.

Në mbledhjen e cila nis në orën 10:00, do të diskutohen dhe votohen sipas rendit të ditës 10 çështje, mes të cilave dhe dekreti i presidentit Meta.

Rendi i ditës në Kuvend:

Miratim i procesverbalit te seances plenare te dates 22.10.2020

Njoftim i çeshtjeve te depozituara ne Kuvend per shqyrtim:

- Interpelance me ministrin e Shtetit per Rindertimin kerkuar nga deputeti Halit Valteri.

- Akt normativ me fuqine e ligjit nr. 31, date 7.10.2020 "Per faljen e masave administrative me karakter ndeshkues te vendosura gjate periudhes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19 dhe familjeve te demtuara nga fatkeqesite natyrore".

- Projektligj "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 108/2014 "Per Policine e Shtetit" te ndryshuar"''.

- Projektligj "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895, date 27.01.1995, "Kodi Penal i Republikes se Shqiperise", i ndryshuar"''.

- Projektligj "Per ratifikimin e marreveshjes se angazhimit, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise, perfaqesuar nga ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleances GA VI, per pjesemarrjen ne strukturen globale te qasjes ne vaksinat COVID-19 (Covax Facility)".

- Dekret nr. 11. 797, date 22.10.2020 "Per kthimin per rishqyrtim ne Kuvend te ligjit nr. 118/2020 "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10.019, date 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise"te ndryshuar"''.

- Projektvendim "Per miratimin e struktures, organikes dhe kategorizimit te pozicioneve te punes te Komisionit te Prokurimit Publik (KPP)".

- Diskutime per 9 ceshtje jashte rendit te ditës.

III. Ngarkohet Sekretari i Pergjithshem per marrjen e masave mbrojtese te nevojshme per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19 ne seance plenare.

- Ngarkohen sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te ditës

- Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

Të fundit