Flash News

E-TJERA

Kundër punësimit të detyruar, studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Kundër punësimit të detyruar, studentët e

Studentët kanë bojkotuar edhe sot mësimin  në Universitetin e Mjekësisë. Ata kanë nisur protestën para UMT dhe më pas kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit ku kërkojnë një përballje publike me ministren Ogerta Manastirliu.

Studentët kanë kërkuar që ligji i miratuar nga qeveria të shfuqizohet pasi i detyron ata që pas përfundimit të studimeve të qëndrojnë për një periudhë 5-vjeçare për të punuar në Shqipëri, që më pas të marrin diplomën.

Studentët gjithashtu kanë kërkuar shkarkimin e zv.ministres Albana Tole, e cila tha se ata studentë që nuk janë dakord me ligjin, të ndërrojnë degën e studimit.

"Ne studimet nuk i lëmë, por dorëheqja duhet dhënë", duke kërkuar kështu dorëheqjen e zv.ministres.

Të fundit