Flash News

E-TJERA

Bojkoti i studentëve të Mjekësisë, kërkohet dorëheqja e zv.ministres së Arsimit

Bojkoti i studentëve të Mjekësisë, kërkohet

Studentët e Mjekësisë janë në javën e dytë të protestave. Ata bojkotuan sërish sot mësimin në Universitetin e Mjekësisë.

Studentët janë shprehur se kërkojnë që qeveria të shfuqizojë ligjin e miratuar në korrik, sipas së cilit, pas përfundimit të studimeve janë të detyruar të punojnë 5 vite në Shqipërisë për të marrë diplomë.

Ata janë shprehur për mediat se kërkojnë një përballje me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe dorëheqjen e zv.ministres, Albana Tole.

“Ne duam shfuqizimin e ligjjit që mban peng diplomat për 5 vite. Nuk kemi asnjë lidhje me pjesën që duam të emigrojnë. Ligjin do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe sot do të marshojmë drejt Ministrisë së Arsimit. Duam që ish ministrja Ogerta Manastirliu të përballet me ne dhe kërkojmë dorëheqjen e zv.ministres së Arsimit Albana Tole”, është shprehur një student në deklaratën e tij.

Tole tha para disa ditësh gjatë një interviste televizive se ligji është i pamundur të shfuqizohet. Por ata studentë të cilët janë kundër tij, sipas saj, mund të ndryshojnë degën e studimit. Kjo ka bërë që studentët të dalin kundër deklaratës së saj dhe të kërkojnë largimin nga posti i zv.ministres.

Të fundit