Flash News

E-TJERA

Kundër tarifës për të hyrë në parkun e Karavastasë, banorët përplasen me policinë

Kundër tarifës për të hyrë në parkun e

Qytetarët e Divjakës janë përplasur ditën e sotme me policinë, pasi kundërshtojnë vendosjen e traut në parkun “Divjakë-Karavasta”.

Banorët dhe bizneset e zonës e konsiderojnë një taksë shtesë të panevojshme këtë tarifë të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, ndërsa theksojnë se nuk do të ndalen së protestuari për vendosjen e traut.

Me pankarta në duar, qytetarët debatuan me efektivët, duke u kërkuar atyre që të mos i provokojnë.

Hyrja e vizitorëve në parkun kombëtar Divjake-Karavasta tashmë do të jetë më pagesë. Ata do të duhet të paguajën tarifën prej 150 lekë të reja për të hyrë në park.

Të fundit