Flash News

E-TJERA

Kundërshton dënimin me burg përjetë, nis seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun

Kundërshton dënimin me burg përjetë, nis seanca në

Ka nisur seanca për Laert Haxhiun në Apelin e Posaçëm, pasi kundërshton dënimin me burg përjetë.

Të pranishëm në sallë janë vetëm kreu i SPAK, Altin Dumani dhe avokati Detar Hysi, ndërsa Haxhiu mungon.

Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme më 24 prill të këtij viti, për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në vititn 2017, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Dënimi ndaj tij u dha për kryerjen e një sërë veprash penale si “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Të fundit