Flash News

E-TJERA

Kundërshton vendimin e dënimit, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Kundërshton vendimin e dënimit, Salianji bën rekurs në

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e dënimit të tij.

Në shkresën zyrtare, ish deputeti demokrat kundërshton vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale që vendosi për ish deputetin 1 vit burg, si dhe vendimin e datës 26 shtator të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Kundërshton vendimin e dënimit, Salianji bën rekurs në

Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, ndësa i akuzuari si bashkëpunëtor po për “kallëzim të rremë”, gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj heqje lire, por u pezullua ekzekutimi i kësaj mase dhe dënimi u konvertua me 100 orë pune në interes të publikut.

Të fundit