Flash News

E-TJERA

Kundërshtuan punimet në gurore, arrestohen 7 protestues në Tropojë

Kundërshtuan punimet në gurore, arrestohen 7 protestues në 

Banorët e njësisë administrative Fierzë në Tropojë, kanë dalë në protestë këtë të hënë për të kundërshtuar punimet në guroren e zonës.

Lidhur me rastin janë ndaluar 7 persona nga policia. Mësohet se mes të ndaluarve është edhe pronari i një resorti i cili i është bashkuar protestës së banorëve.

Qytetarët kanë bllokuar aksin nacional Fierzë- Sheshi Trageteve-Bajram Curri duke peguar kështu qarkullimin e automjeteve.

Banorët e Fierzës, kërkojnë bllokimin e punës në gurore, por edhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.

Të fundit