Flash News

E-TJERA

Kupa e Amerikës/ Argjentina mposht 1-0 Brazilin, Messi ngre trofeun

Kupa e Amerikës/ Argjentina mposht 1-0 Brazilin, Messi ngre trofeun

Argjentina ka fituar Kupën e Amerikës duke mposhtur me rezultatin 1-0 Brazilin. Bardhekaltrit mposhtën Brazilin falë golit të realizuar nga Angel Di Maria në mintën e 22-të.  Më në fund Lionel Messi ka arritur një trofe me ekipin e tij kombëtar.

Shanset e para për gol i takuan Brazilit, por Argjentina arriti të shënonte sapo iu dha mundësia e parë.  Pavarësisht përpjekjeve të shumta, brazilianët e udhëhequr nga Nejmar, nuk arritën të gjenin dot rrugën e rrjetës.  

Nëntë kartonë të verdhë u nxorrën nga gjyqtari gjatë ndeshjes, çka tregon se kjo përballje ishte vërtetë një "luftë" për trofeun e madh.

Të fundit