Flash News

E-TJERA

Kupa e Republikës/ Skënderbeu kalon në gjysmëfinale, Laçi-Partizani vendoset nga "ruleta ruse"

Kupa e Republikës/ Skënderbeu kalon në gjysmëfinale,

Nuk ka patur surpriza në ndeshjen Skënderbeu-Dinamo. Bardhekuqtë kanë arritur të fitojnë me rezultatin e pastër 1-3 përballë kryeqytetasve në ndeshjen e zhvilluar në "Selman Stërmasi" duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Republikës. 

Që në fraksionin e parë të lojës, "Ujqërit e Deborës" arritën të gjenin dy herë rrugën e rrjetës me anë të Mensah dhe Berisha. Në minutën e '60-të do të vinte dhe goli i tretës me anë të Pusit, duke vulosur kështu fitoren e Skënderbeut dhe kalimin në fazën tjetër. Goli i nderit për dinamovitët u realizua nga Uelber në minutën e '63 të takimit.

Skënderbeu po kalon një moment të keq në kampionat duke u renditur në fundin e tabelës dhe Kupa e Republikës mbetet një një objektiv real duke parë paraqitjen e ditës së sotme ndaj kryeqytetasve.

Në çerekfinalen tjetër mes Laçit dhe Partizanit, të dy ekipet nuk kanë arritur të gjejnë dot rrugën e rrjetës për 120 minuta lojë, duke bërë që fati i kësaj ndeshjeje të vendoset nga penalltitë. Te njëmbëdhjetmetërshat kurbinasit u treguan më të aftë duke realizuar 4 nga 5 të gjuajtura, duke bërë që të kalojnë në gjysmëfinale të Kupës, pasi Partizani humbi tre penallti.

Nga pika e bardhë e penalltisë për Laçin realizuan Shehu, Deliu, Ignjatoviç dhe Mazrekaj, ndërsa gjuajtja e Mustës u prit nga Alban Hoxha. Te Partizani realizuan Çnari, Mala dhe Murataj, ndërsa gjuajtjet e Bardhit dhe Tedi Caras u pritën nga Alen Sheri.

Laçi është duke kaluar një moment fantastik, pasi edhe në kampionat aktualisht renditet në krye të tabelës.

Të fundit