Flash News

E-TJERA

Kupa e Republikës/ Teuta eliminon Kukësin, kalon dhe Vllaznia në gjysmëfinale

Kupa e Republikës/ Teuta eliminon Kukësin, kalon dhe Vllaznia në

Teuta dhe Vllaznia janë dy gjysmëfinalistet e tjera të Kupës së Republikës, pas Skënderbeut dhe Laçit.

"Djemtë e Detit" kanë eleminuar Kukësin në fazën çerekfinale duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Goli për durrsakët u realizua që në minutën e '10 të takimit me anë të Emiljano Vilës. Pavarësisht tentativa nga të dyja palët në 80 minutat e tjera rezultati do të mbetej i pandryshuar.

Pas një ecurie për t'u harruar në kampionat, Kukësi humbet kështu  dhe shansin për të kapur eliminatoret e kupave të europës nga fitimi i Kupës së Republikës.

Me rezultatin minimal 1-0 ka arritur të fitojë dhe Vllaznia përballë Korabit në "Loro Boriçi" duke kaluar për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Republikës. Goli për shkodranët u realizua nga Kruja në minutën e  17-të me një goditje të bukur nga jashtë zone, duke e dërguar topin pas shpinës së portierit.

Skëndërbeu, Laçi, Teuta dhe Vllaznia do të presin shortin nga FSHF për t'u mësuar me kundërshtarin në fazën gjysmëfinale të Kupës së Republikës.

Të fundit