Flash News

E-TJERA

“Kupa u mbush”, sot protesta kundër dhunës policore përpara Ministrisë së Brendshme

“Kupa u mbush”, sot protesta kundër dhunës policore

Lear Kurti ishte viktima e radhës që mbeti në duart e Policisë së Shtetit. 32-vjeçari u shoqërua në komisariat pasi ju gjet një sasi e vogël kokainë në xhep dhe ndërroi jetë pak më vonë në rrethana që mbeten ende të paqarta.

Pas rastit të përsëritur me vdekjen e Learit, është thirrur sot një protestë kundër dhunës policore përpara Ministrisë së Brendshme.

“Kupa u mbush! Boll më me padrejtësisë! Stop ekzekutimit të shqiptarëve!”, është motoja me të cilën të rinjtë do të protestojnë për të kërkuar drejtësi për Learin e ndjerë. Protesta nis në orën 20:00.

Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës në dhjetor të vitit 2021 nga efektivi Nevaldo Hajdaraj u shoqërua me një protestë nga të rinjtë në kryeqytet, të cilët kërkonin drejtësi për Klodianin e vrarë ‘nga ora policore’.

Të fundit