Flash News

E-TJERA

“Kuqezi në sy, pluhur gri në terren”, Rama me syze lozonjare, Shqipëria me realitet të hidhur

“Kuqezi në sy, pluhur gri në terren”, Rama me syze

POLITIKO.AL

Live në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u shfaq sërish me syze “kalamajsh”, duke dhënë shenjën e radhës se as protokolli e as serioziteti nuk e pengojnë të bëjë “show”.

Rama zhvilloi të dielën (10 gusht), një komunikim me qytetarët përmes rrjeteve sociale, ku u fokusua te puna për lirimin e hapësirave publike.

Megjithatë, jo të pakta ishin komentet për pamjet e kreut të qeverisë, që mbante një palë syze të kuqe. “Le nam me këto syzë kalamajsh”, shkroi një ndjekës i Ramës në “Facebook”.

“Çfarë të bëjmë tani, me këto që na gjenden, por të paktën janë kuqezi. Dhe mua kuqezi më pëlqen shumë”, u përgjigj kryesocialisti.

“Kuqezi në sy, pluhur gri në terren”, Rama me syze

Në Shqipëri, një kryeministër mund të shfaqet me syze fëmijësh dhe, në të njëjtën kohë, të shpallë reforma të mëdha; të flasë për strategji zhvillimi, ndërkohë që qytetarët luftojnë me çmimet dhe mungesën e shërbimeve bazë.

Ndërsa kamera fiksoi “karagjozin”, në terren ndodhin shembje të vërteta: në kulmin e sezonit turistik, fadromat hynë në Theth për të rrëzuar ndërtesa dhe biznese, duke shokuar banorë e vizitorë.

Ndërkohë, të njëjtat skena janë përsëritur në qytete bregdetare, ku turistët shikonin plazhin mes zhurmës së betonit që rrëzohej.

“Kuqezi në sy, pluhur gri në terren”, Rama me syze

Jo më larg se sot një tjetër objekt është shembur mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Radhimës.

Objekti trekatësh u shemb nga IKMT me një shpërthim të kontrolluar me lëndë plasëse, me argumentin se ishte ndërtuar pa leje.

Shpërthimi u krye rreth orës 07:30, duke krijuar shtëllunga të mëdha tymi mbi zonën bregdetare dhe duke shkaktuar shqetësim tek turistët dhe pushuesit të cilët siç mund të shihet dhe në foton e mëposhtme kanë dalë në ballkone të trembur.

“Kuqezi në sy, pluhur gri në terren”, Rama me syze

Në vendet e tjera, kryeministrat mund të shfaqen me syze inteligjente për konferenca teknologjie, ose me syze dielli në samite ndërkombëtare.

Tek ne, është më ‘cool’ të shfaqesh si nxënës i klasës së parë.

“Kuqezi në sy, pluhur gri në terren”, Rama me syze

Nëse humorit të Ramës i shtojmë edhe “syzet e fëmijëve”, duket se po shkojmë drejt një epoke të re komunikimi politik: më pak vizion për të ardhmen, më shumë aksesorë për kamerën.

“Kuqezi në sy, pluhur gri në terren”, Rama me syze

Përmendim dhe Raportin Botëror të  Lumturisë 2025 i cili e ka nxjerrë Shqipërinë si vendin e dytë më të palumtur në Europë, duke lënë pas vetëm Ukrainën – një vend që prej më shumë se dy vitesh gjendet në luftë.

Me një rezultat prej 5.4 pikësh, Shqipëria renditet pranë fundit të listës, duke lënë pas disa vende të rajonit, por shumë larg mesatares europiane.

“Kuqezi në sy, pluhur gri në terren”, Rama me syze

Kjo arritje e qeverisë Rama tregon se shqiptarët ndihen të pakënaqur me jetën e tyre, pavarësisht mungesës së një konflikti të armatosur si në Ukrainë.

 

Të fundit