Flash News

E-TJERA

Kuqezinjtë triumfuan përballë Kazakistanit, Reja ka ankesa: S’jam plotësisht i kënaqur, nuk e di ç'ndodh në këtë stadium

Kuqezinjtë triumfuan përballë Kazakistanit, Reja ka ankesa:
Në foto: Edi Reja pas përfundimit të sfidës Shqipëri-Kazakistan

Shqipëria ka fituar me rezultatin 3 me 1 sfidën përballë Kazakistanit mbrëmjen e sotme. Megjithatë, pavarësisht triumfit të kuqezinjve, trajneri i kombëtares, Edi Reja nuk është plotësisht i kënaqur.

Në një prononcim për mediat, Reja tha se grupi i vendosur në fushë ka shumë kapacitet dhe se sot mund të shënohej më shumë.

Një ankesë tekniku italian e pati edhe për terrenin e stadiumit ”Air Albania”.  

Nuk e di çfarë ndodh në këtë stadium që s’bëjmë paraqitje të mira, kemi bërë mirë në Elbasan, kurse këtu nuk bëjmë paraqitje të bukura. Fusha ka pak probleme, stadiumi është i bukur”, u shpreh Reja.

“Patën një 5 minutësh të fortë. Mu duk sikur e nisëm në gjumë ndeshjen. Më pas bëmë 20 minuta të mira por pësuam një gol të çuditshëm që na kushtëzoi. Ata ishin më të fortë fizikisht.

Në mesfushë nuk po arrinim t’i përmbanim në disa raste. Diferencat në goditje dënimi e standarde e të tjera ata kishin më shumë centimetra se ne. Gjithsesi patëm disa raste, me Hysajn, uzunin, mund të kishim shënuar e të krijonim një diferencë.

Kur fitojmë jemi të lumtur patjetër, por nuk jam plotësisht i kënaqur. E them sepse e di që kjo skuadër mund të bëjë shumë më shumë, ka kapacitete të mëdha.

Nuk e di çfarë ndodh në këtë stadium që s’bëjmë paraqitje të mira, kemi bërë mirë në Elbasan, kurse këtu nuk bëjmë paraqitje të bukura. Fusha ka pak probleme, stadiumi është i bukur. ” tha Reja.

Të fundit