Flash News

E-TJERA

Kur do të rinisë kampionati shqiptar?, Kokëdhima: Bojkoti ka ndihmuar për zgjidhjen e problemit

Kur do të rinisë kampionati shqiptar?, Kokëdhima: Bojkoti ka

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, ka deklaruar se as këtë javë nuk do të ketë rinisje të kampionatit dhe se klubet do vijojnë me bojkotin deri në plotësimin e kërkesave nga qeveria.

Në një intervistë për emisionin “Sport Neës Plus”, Kokëdhima u shpreh se Qeveria këtë javë mund të ketë lexuar letrat që i Liga i ka dërguar por nuk ka ndodhur gjë tjetër.

Më tej ai shtoi se deputeti Fidel Ylli, i caktuar nga qeveria për këtë çështje, nuk ka asnjë fuqi dhe kompetencë.

"Njerëzit e matematikës thonë se shtrimi i drejtë i problemit përmban gjysmën e zgjedhjes. Ky bojkot ka ndihmuar për zgjidhjen e problemit. Kërkesa e Ligës profesioniste është që të gjithë aktorët të ndërgjegjësohen dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Nuk mendoj se kjo javë do t’i japë fund bojkotit.

Nuk ka ndodhur ndonjë gjë që të ndërpritet bojkoti. Qeveria këtë javë mund të ketë lexuar letrat që i kemi dërguar ne, nuk ka ndodhur gjë tjetër. Nuk kemi çfarë të zbusim ne, jemi të qetë dhe të urtë. Kërkesat janë të qarta.

Teoria e Fidelit është e njohur, nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Ai e vetmja gjë që ka kërkuar është t’i jepet fund bojkoti. Fideli nuk ka asnjë fuqi dhe kompetencë. Këto janë çështje që i përkasin qeverisë. Nuk është Liga që mungon në diskutime. Nuk e kuptoj pse qeveria, që i cilëson kërkesat e Ligës të drejta, ka nevojë që ta shikojë zgjidhjen te Liga.

Të gjitha klubet janë në të njëjtën qëndrim, çdo vendimmarrje ka qenë unanime. Pa një zgjidhje, një marrëveshje të qartë, nuk do të ketë rifillim të kampionatit. I kemi diskutuar të 3 skenarët. Nuk ka asnjë qëndrim ndryshe. Klubi i Kukësit është tërësisht pro bojkotit të vendosur nga Liga”, u shpreh Kokëdhima”, tha Kokedhima.

Të fundit