Flash News

E-TJERA

“Kur i del një kauboj rrugës”, Andi Bushati: Cilat janë vendimet e Ramës që i mbështes

“Kur i del një kauboj rrugës”, Andi Bushati: Cilat

Ndonëse njihet si kritik i qeverisë ‘Rama’, analisti Andi Bushati ka treguar se cilat janë pikat që dakordësohet me kreun e qeverisë.

I pyetur në ‘Open’ se a e rrezikon Albin Kurti Kosovën duke pasur parasysh marrëdhëniet që ai ka më ndërkombëtarët, Bushati u shpreh: "Mendoj që jo sepse besoj që ne duke mos qenë një shtet me ushtri të madhe e me arsenal të fortë ekonomik, kemi dinjitet si vlerë.

Mendoj që dinjiteti është një gjë e rëndësishme në politikë. Berati dha ca shtete si shembuj që i janë përkulur Amerikës. Unë po bëj të kundërtën dhe po e nis nga Shqipëria. Mendoni ta bënim këtë diskutim kur Robert Gelbard thoshte UÇK është organizatë terroriste dhe të ngrinim këtë frymën që do na shkrijnë se po i dalim kundër Amerikës.

Unë jam kritik i madh i Ramës ju e dini, por jam me Edi Ramën, në pikën kur i del një kauboj rrugës, dhe nuk ndryshon politikën e Shqipërisë për Palestinën, dhe thotë jo, tradita e shtetit shqiptar është kjo.

Jam gjithashtu me Edi Ramën kur i kërkon për hallin e vet më të madh shteti më i fortë i botës të fusë këtu armët kimike, dhe ai nuk pranon dhe nuk paguan as koston për këtë. Pra nuk kemi pse rendim për të qenë servilët e parë të SHBA-së në këtë glob”, tha Bushati.

Të fundit