Flash News

E-TJERA

“Kur ikin artistët si ai, ikën edhe pak Shqipëri!”, politikanë e artistë mesazhe pas ndarjes nga jeta të Avni Mulës

“Kur ikin artistët si ai, ikën edhe pak Shqipëri!”,

Avni Mula, artisti i madh shqiptar, mbylli sytë sot në moshën 92-vjeçare.

Lajmin e dha e bija, Inva Mula përmes rrjeteve sociale, ku shkruante: “Gjiganti jonë fluturoi në Valsin e Përjetësisë!

Për një përshëndetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 - 29.10.2020”.

Menjëherë në rrjetet sociale, politikanë dhe artistë kanë reaguar me trishtim për ndarjen nga jeta të kompozitorit të shquar.

“Kur ikin artistët si ai, ikën edhe pak Shqipëri!”,

Lulzim Basha: Arti dhe artdashësit shqiptarë humbën sot Avni Mulën artistin e madh dhe kompozitorin që ndriçoi me artin e tij kohët e errëta e na la pas një krijimtari të vyer. Mendimet e mia sot janë për Invën dhe familjen Mula, miqtë dhe kolegët e artistit të madh Avni Mula. U prehtë në paqe!

“Kur ikin artistët si ai, ikën edhe pak Shqipëri!”,“Kur ikin artistët si ai, ikën edhe pak Shqipëri!”,“Kur ikin artistët si ai, ikën edhe pak Shqipëri!”,

Të fundit