Flash News

E-TJERA

Kur përfundon lufta? Shkrimtari ukrainas në ‘Politiko’: Varet nga shëndeti i Putin

Kur përfundon lufta? Shkrimtari ukrainas në ‘Politiko’:

Shkrimtari i njohur ukrainas, Andrey Kurkov ka parashikuar se lufta në Ukrainë përfundon në fund të këtij viti.

Duke folur në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Kurkov  thotë se gjithçka varet nga gjendja shëndetësore e presidentit rus, Vladimir Putin, që sipas mediave të huaja vuan nga një sëmundje e rëndë.

“Shpresoj dhe besoj se përfundon para dimrit të këtij viti. Nëse vazhdon më tej që nuk do ketë kurrë një zgjidhje të thjeshtë. Lufta duhet të përfundojë me vendime diplomatike dhe marrëveshje për paqen, varet nga shëndeti i Putin se biseda të drejtpërdrejta me të çojnë në marrëveshje të kënaqshme. Shpresoj që lufta të përfundojë para se bora e parë të bjerë në fushat e Ukrainës”, u shpreh shkrimtari.
 

 

Të fundit