Flash News

E-TJERA

Kur sheh përmbledhjen e akuzave të SPAK për Metën, kupton sa pak korrupsion ka pasur dikur

Kur sheh përmbledhjen e akuzave të SPAK për Metën, kupton sa

Nga Klodian Tomorri

Kur sheh përmbledhjen e akuzave te SPAK për Ilir Metën kupton se sa vend i bekuar ka qene Shqipëria dhe sa pak korrupsion ka patur krahasuar me tani.

Aty akuzohet Meta se nga pozitat e aksionerit te minorances ka përdorur influence qe DIA te merrte kontratën e mbledhjes se borxheve nga CEZ, nga e cila Kastriot Ismailaj fitoi 6 milionë euro. Marrëveshje mes dy kompanive te menaxhuara privatisht.  Ndërkohë qe nuk behet e qarte se leke mori Meta nga kjo pune dhe cili ishte demi qe iu be qytetareve.

Se dyti, akuzohet Meta se ka përdorur influence tek zyrtaret e tij qe Unifi Communications INC te merrte marrëveshje interkonjeksioni nga një kompani telefonike.

Serish marrëveshje mes dy kompanive private, pas asnjë pasoje tek buxheti publik apo paratë e qytetareve.

Ne fakt, Unifi ka patur marrëveshje interkonjeksioni me te tre kompanitë celulare. Biznesi i saj ka qene qe blinte minuta nga Vodafone, AMC dhe Eagle dhe i shiste jashtë. Ose blinte jashtë dhe ja u shiste ketyre.

Si Unifi ka patur 16 kompani te tjera private qe e kane bere kete dhe kane patur marreveshje interkonjeksioni me kompanitë celulare. Nga e bija e Marsel Skendajt e deri tek te tjere.

Ne këmbim te kësaj, administratori i kompanisë-thotë akuza- i beri karti krediti Metës dhe Monikës. Adrian Shatku është kusheriri i Monika Kryemadhit. Tani kushëriri edhe te jep para. Për sa kohe qe ti nuk thua se si e favorizove atë, kjo është pak vështirë te klasifikohet si korrupsion.

Akuza me e rëndësishme ne termat e interesit publik aty është ligjbërja me porosi. SPAK thotë se Monika Kryemadhi mori përsipër dhe ndryshoi një ligj për llogari te Samir Manes. Në këmbim përfitoi përkohësisht një vile.

Tani këtë përfitimin e përkohshëm unë nuk e kuptoj si term. Se vilen ose ta japin dhe e përfiton ose nuk ta japin. Përkohësisht dmth qe Samiri e paska lënë Metën ca kohe te rrije pa qira tek vila e tij, qe me pas ja shiti Batonit.

Qe kjo akuze te qëndrojë duhet qe njerëzve t’u thuhet se cfare ligji u ndryshua. Sa humben qytetaret nga ndryshimi i ketij ligji. Ca demi iu be konkurrencës apo interesit publik. Ndoshta do jene ne dosje.

Por te thuash qe ndryshoi ligjin dhe përfitoi përkohësisht nje vile është si te thuash qe gjuajti me tank dhe vrau nje mushkonje.

Nejse. Këta e kishin pikturuar Ilir Metën si simbolin e korrupsionit 30 vjeçar ne Shqiperi. Me keto qe thotë SPAK-u ne akuze, Meta s’paska qene dot as 10 per qind e nivelit te Tusheve dhe Mollave qe mbante Lali rrotull. Lere pastaj artileria e rende këtej nga inceneratoret, check uprat, sterilizimet e me the e te thashë.

Të fundit