Flash News

E-TJERA

Kur të heqin nga puna pse zbatove ligjin dhe pse qeveria është shërbim të oligarkëve

Kur të heqin nga puna pse zbatove ligjin dhe pse qeveria është

Gazetarja Beti Njuma ka denoncuar shkarkimin e Eduart Breshanit, drejtori i cili denoncoi ndotjen e parkut kombëtar të Llogarasë.

Njuma shkruan se pas denoncimit, Breshani është shkarkuar pa asnjë justifikim, pasi konstatoi se firma e cila po kryente punime në zonë, punonte jashtë kushteve të lejuara duke zaptuar një hapësirë të mbrojtur.

Postimi:

Ndotja në Llogara i kushtoi vendin e punës drejtorit të Zonave të Mbrojtura në Vlorë!
Pas denoncimit publik që u bë pas transmetimit të pamjeve që tregonin ndotjen e parkut kombëtar nga firma Gjoka qeveria ka shkarkuar pa asnjë justifikim drejtorin Eduart Breshani.

Ky i fundit pas alarmit dhe denoncimit publik, pasi ispektoi punimet e firmës, dhe konstatoi se Gjoka jo vetëm punonte jashtë kushteve të lejuara, por kishte zaptuar një hapësirë më të madhe seç parashikonte kontrata, duke dëmtuar territorin e Zonës së Mbrojtur të Parkut Kombëtar të Llogorasë e gjobiti sipas LIGJEVE DHE RREGULLAVE NË FUQI TË SHTETIT SHQIPTAR.
Por në Shqipëri dihet që kompani si Gjoka&Co janë shteti vetë.

Pasi Gjoka është ankuar tek Ministrja Belinda Balluku, kjo e fundit e ka shkarkuar drejtorin Breshani pas 25 vitesh punë vetëm sepse zbatoi ligjin!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beti Njuma (@betinjuma)

Të fundit