Flash News

E-TJERA

"Kur të m`teket", përgjigja e Berishës tek Çani bëhet virale në rrjetet sociale

"Kur të m`teket", përgjigja e Berishës tek Çani

Të premten, ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në "Zonë e Lirë" për të diskutuar përballë një paneli gazetarësh, përjashtimin e tij nga Lulzim Basha prej grupit parlamentar të PD-së.

Në fund të emisionit, një nga përgjigjet e Berishës - e cila u konsiderua epike dhe nga moderatori i emisionit - është bërë virale në rrjetet sociale.  Çani i drejtoi pyetjen:

"Doktor vetëm më thuaj, do shkosh në mbledhjet e grupit parlamentar?"

Berisha i përgjigjet duke thënë: "Kur t`më teket!"


Kaq ka mjaftuar që kjo të shpërndahet kudo në rrjetet sociale dhe kryesisht në TikTok ku kanë përdorur frazën e Berishës për t`i kthyer përgjigje "fisit" për pyetjet "më të bezdisshme" që iu bëhen.

 

Kjo gjë si duket i ka pëlqyer dhe vetë ish-kryeministrit, i cili e ka postuar dhe vetë në profilin e tij zyrtar në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sali Berisha (@saliberisha_official)

Të fundit