Flash News

E-TJERA

Kur vijnë testet e shpejta Covid në Shqipëri? Drejtori i OBSH-së zbulon datën: Problem qëndrimi në ambiente të mbyllura në dimër!

Kur vijnë testet e shpejta Covid në Shqipëri? Drejtori i
Foto Ilustruese/ Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge

Drejtori i OBSH për Europën Dr. Hans Kluge gjatë një konference të përbashkët me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur se Shqipëria ka reaguar shumë mirë deri tani ndaj pandemisë së COVID-19.

Dr. Kluge tha se “Shqipëria ka 5 herë rritje në testim”, si dhe ka ndërmarrë një paketë masash, ku përfshihen me testimet, gjurmimet, karantinën dhe ruajtjen e higjienës. Megjithatë problem ka qenë shpejtësia e daljes së përgjigjes së një testi, deklaroi ai.

“Në fazën e parë Shqipëria ia ka dalë shumë mirë, më mirë se shumë vende të tjera për shkak të reagimit drastik. Tani është situata si në vendet e tjera. Ka pasur vende që janë ruajtur në të parën dhe më pas goditen më fortë, sekreti është vigjilenca. Ndejta në ambiente të mbyllura gjatë dimrit janë problem. Shkollat janë “ok” nuk kanë shkallë të lartë infektimi. Edhe vendet me sistemet më të forta të shëndetësisë mund të lodhen shpejt, kemi parë rastin e Spanjës. Stafi mjëksor po lodhet, ka huhatje, por ne kemi parë që kjo pandemi ka më shumë rritje.

 Më e rëndësishmja është se Shqipëria ka 5 herë rritje në testim, por jo vetëm testimi, por një paketë masash, testohet, gjurmohet, karantinohen personat e prekur dhe masat që duhet të mbajnë qytetarët si: larja e duarve, higjiena. S’kemi një kurë, por deksometazoni ishte një zhvillim i madh për pacientët në gjendje të rëndë. Ka pasur sukses aty. Testmi nuk është zgjidhje magjike, duhen të gjitha hapat e tjera. Na duhen vërtet testet e shpejta. Do t’i sjellim shumë shepjt në Shqipëri”, është shprehur Dr. Hans Kluge.

I pyetur se, kur do të vijnë testet e shpejta në Shqipëri, i dërguari i OBSH-së tha: “Pas 8 apo 10 javësh, por ne po përpiqemi ta shkurtojmë afatin. Shkenca nuk ka lëvizur kurrë kaq shpejt, sa në këtë luftë. Askush nuk po bën ndonjë punë të veçuar mënjanë, që ne nuk e dimë, por që të gjithë po punojmë, dhe po përpiqemi ta shkurtojmë kohën”.

Ndërkaq, Dr. Kluge ka shpjeguar se nëse do të përfitojë Shqipëria në të njejtën kohë me vendet e tjera vaksinën anti-Covid.

“Vaksina është ajo që e quajmë një e mirë globale, 20% e popullsisë do ndahet në 3 nëngrupe, 3% e marrin menjëherë sapo të prodhohet, stafet mjekësore, përqindja tjetër shkon te personat mbi 65-vjeç, dhe ata që janë të riskuar nga sëmundje koronare. OBSH është për këtë të mirë globale që të ketë barazi në shpërndarje”, u shpreh Dr. Hans Kluge.

Të fundit