Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kur Vuçiçi izolohet, Rama gati t’i dalë në ndihmë (madje edhe në dëm të Kosovës)

Nga Enver Robelli
Në shkrimin e tyre të shkruar bashkë dhe të botuar në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i përçojnë BE-së mesazhin se janë të gatshëm të pranojnë një anëtarësi të klasit të dytë pasi që nuk besojnë se anëtarësimi i plotë është i mundshëm. Fajin për këtë ia lënë BE-së. Thonë se rajoni ka ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme. Theksojnë se sa i përket hyrjes në BE, shqiptarët mbesin optimistë, serbët janë skeptikë.
E vërtetë – rajoni ka ndryshuar, por jo gjithkund për të mirë. Serbia sot është një shtet autokratik, me liri të kufizuar të mediave, pa drejtësi të pavarur, me korrupsion të madh. Më shumë se kurrë Beogradi po kritikohet nga BE për shkak të regresit në shumë fusha.
Pse serbët janë skeptikë? Për shkak se fushata antiperëndimore e regjimit të Vuçiçit si dhe afërsia me Rusinë dhe me Kinën kanë ndikuar që edhe më shumë të forcohet disponimi kundër BE-së në Serbi. Një pakicë e mbështet hyrjen në BE, shumica ëndërrojnë për një vëllazëri ruso-serbe. Beogradi është shndërruar në qendër të spiunazhit rus. Nga aty koordinohen shumë veprime të agjenturave ruse në rajon dhe më gjerë. Para disa viteve një takim i opozitës ruse në Beograd është përgjuar nga autoritetet serbe dhe regjistrimet i janë dorëzuar Kremlinit. Kur opozitarët u kthyen në Moskë, ata u arrestuan menjëherë.
Shqipëria përballet me shumë vështirësi dhe lëngon nga korrupsioni i qeverisë dhe partisë së Edi Ramës, por shoqëria shqiptare nuk është antiperëndimore. Këtu qëndron dallimi i madh me Serbinë.
Duke ia zgjatur dorën një autokrati që lufton për mbijetesë politike – dhe i tillë është Vuçiçi – Edi Rama edhe njëherë dëshmoi se në politikën e tij të jashtme ka dy konstante: tregimin e përrallave patriotike sa i përket Kosovës dhe kultivimin e një raporti pafalshëm përqafues ndaj liderit në Beograd.
Shkrimi në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nuk përmban ndonjë risi. Se dëshiron që Shqipëria të hyjë në BE pa të drejta të plota, këtë Edi Rama e ka thënë edhe më herët. Pse duhet ta thotë këtë bashkë me Vuçiçin? Sa herë që autokrati serb ndodhet në vështirësi, Edi Rama është i gatshëm t’i dalë në ndihmë. Kur BE kërkon nga Vuçiçi t’i vë sanksione Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, kryeministri i Shqipërisë i kërkon Brukselit dhe kryeqyteteve të tjera të fuqishme të mos i bëjnë presion Vuçiçit.
Në shtator 2022, pak muaj pasi Rusia nisi luftën për të pushtuar mbarë Ukrainën, Rama i tha gazetës austriake “Die Presse”: “Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur kërcënimin potencial larg Ballkanit. Prandaj, nuk duhet të ushtrohet më presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, sepse Serbia nuk mund të mbijetojë pa Rusinë. Përveç kësaj, qeveria dhe presidenti Aleksandër Vuçiç nuk do t’i mbijetonin dot politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia tashmë ka mbajtur një qëndrim. Nuk duhet të harrojmë se Beogradi ka votuar tashmë tri herë kundër Rusisë në OKB. Kjo është një surprizë e madhe. Eshtë gjithashtu një shenjë se ka një vullnet të fortë në Beograd për t’u integruar në BE”.
Ka aq shumë të pavërteta në këtë deklaratë. Serbia mund të mbijetojë pa Rusinë. Serbia nuk mbijeton pa BE-në. Volumi tregtar i Serbisë me BE-në është mbi 60 për qind, me Rusinë nën 5 për qind. Serbia ka votuar në OKB për rezoluta që përkrahin integritetin territorial të Ukrainës, por vota e saj nuk ka qenë antiruse, siç pretendon Rama. Vota e Serbisë ka qenë e tillë me qëllim të qartë: përkrahim integritetin territorial të Ukrainës dhe presim nga bota që të mbështet integritetin territorial të Serbisë (duke përfshirë Kosovën). E pasaktë është kur Rama thotë “se ka një vullnet të fortë në Beograd për t’u integruar në BE”. Ai vullnet nuk ka ekzistuar më 2022, nuk ekziston as sot.
Serbia ia shiti Rusisë industrinë e naftës vetëm pak muaj pasi Kosova shpalli pavarësinë më 2008. Dhe ia shiti me një çmim shumë të ulët, sipas ekspertëve. Për vetëm 400 milionë euro. Ky pazar nuk u bë për arsye ekonomike, por politike, sepse Rusia që nga atëherë, me veton e saj, bllokon çdo nismë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Muajve të fundit situata ka ndryshuar falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat i kanë bërë presion të madh Serbisë që t’ua marrë rusëve pronësinë mbi NIS-in. Kompania hungareze MOL ka shprehur gatishmëri për të blerë aksionet e rusëve në NIS për mbi 1 miliardë euro. Ndonëse u detyrua t’ua marrë rusëve ndërmarrjen e naftës, Vuçiç po mbijeton politikisht. Për çdo ditë ofendon parlamentarët europianë, parlamenti i kontrolluar prej partisë së tij ka miratuar një ligj që eleminon edhe pjesët e fundit të drejtësisë së pavarur, nëpërmjet një operacioni të gjerë po tenon të fusë nën kontroll edhe mediat e pavarura.
Kryeministri i Shqipërisë do të mund të shkruante një tekst të përbashkët me homologun e tij malazez, sepse është Mali i Zi që ka shumë gjasa të hyjë në BE, jo Serbia. Por ndaj udhëheqësve malazezë Rama sillet me përçmim dhe tallet me ta në forume ndërkombëtare.
Nga mesi i kësaj jave Aleksandar Vuçiç tha: “Nuk më shkon ndërmend të pranoj asnjë lloj njohjeje të Kosovës. (…) Nuk më shkon ndërmend të bisedoj për Kosovën jo me Marco Rubion, por as me Shën Pjetrin. Kosova është Serbi, ka qenë dhe do të jetë, dhe këtu mbyllet diskutimi”. Në fund të javës Edi Rama ia shtron qilimin e kuq Vuçiçit, shkruan një tekst bashkë me të, e merr përdore dhe tenton ta prezantojë para opinionit europian ai politikan manekin me xhaketë të kadifenjtë që beson dhe punon për vlera europiane.
Një lobim i tillë për Serbinë është vërtet i pashembullt në historinë e re të Shqipërisë. Që Kosova nuk përmendet fare në tekstin e kryetarit të Serbisë Edi Rama dhe kryeministrit të Shqipërisë Aleksandar Vuçiç nuk është befasi. Shumë shtete të BE-së kanë qëndrim se Serbia duhet ta pranojë Kosovën para hyrjes në BE. A beson edhe kryeministri i Shqipërisë në këtë apo po tenton t’ia hap rrugën Serbisë drejt një anëtarësimi të dorës së dytë, por pa e njohur Kosovën?
Edi Rama vazhdon të ketë një qasje shpërfillëse ndaj Kosovës. Para se BE të vendoste masa të padrejta ndëshkuese ndaj Kosovës (të propozuara nga ndërmjetësi proserb dhe miku i Jeffrey Epstein, Mirosllav Llajçak), Edi Rama anuloi mbledhjet e përbashkëta me qeverinë e Kosovës. S’ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës që Shqipëria të jetë prijetare në ndëshkimin e Kosovës. Me Edi Ramën ndodhin çmeritje të tilla.
Në qershor të vitit 2023 kokë më vete i dorëzoi Gjermanisë dhe Francës një draftstatut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Pa asnjë konsultim me Kosovën. Rama mund të kultivojë vesin e hatërmbetjes për shkak se kryeministri i Kosovës në kohën e aventurave të tij politike deshi të bëjë karrierë politike edhe në Shqipëri, por ajo fazë ka marrë fund, andaj nuk ka asnjë arsye që qasja nënvleftësuese ndaj Kosovës të vazhdojë – me fjalë e me vepra. Për shembull: kur e quan veriun e Kosovës “tokë e askujt” (siç bëri në tetor 2023, pak ditë pas sulmit terrorist të një bande të dirigjuar nga Beogradi). Më herët ishte aventura e tij me “Ballkanin e Hapur”, një shtirje bashkë me Vuçiçin që nuk prodhoi asgjë, ndonëse Rama deklaronte se “BE, Gjermania, Franca dhe SHBA janë të trishtuara që Kosova nuk është pjesë” e “Ballkanit të Hapur”.
Ky projekt tashmë është varrosur, pasi u kundërshtua edhe nga partitë kosovare që sot janë në opozitë. Askush nuk është i trishtuar, shtetet janë kthyer në kuadrin e “Procesit të Berlinit”, aty ku Kosova trajtohet si shtet dhe përfaqësuesit e saj nënshkruajnë në emër të Republikës së Kosovës.
Artikulli i botuar në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nuk është manifest i dy burrështetasve për anëtarësim në BE, as zotim për reforma, por një elegji e dy hallexhinjve që realisht heqin dorë nga ambicia e madhe (anëtarësimi) për shkak se e dinë që në këtë rrugë ata janë pengesa më e madhe si pasojë e skandaleve të pafundme korruptive.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38