Flash News

E-TJERA

Kurbin/ 70-vjeçari përplaset me mjetin e turistëve, tre të plagosur

Kurbin/ 70-vjeçari përplaset me mjetin e turistëve, tre të

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Kurbin.

Mjeti i drejtuar nga H. H., 70 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues P. B., 27 vjeç, banues në Gjermani. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur tre pasagjerët në mjetin e turistit gjerman.

“Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 70 vjeç, banues në Milot, pasi në Kurbin, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. B., 27 vjeç, banues në Gjermani. Nga aksidenti janë dëmtuar tre pasagjerët në automjetin me drejtues shtetasin P. B., të cilët po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Të fundit