Flash News

E-TJERA

Kurbin/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, policia shpall një person në kërkim

Kurbin/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, policia shpall

Policia bën me dije se një person është shpallur në kërkim në Kurbin, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër. V.R., është personi që është shpallur në kërkim. Ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me pas një debati që ka pasur me shtetasin me iniciale K. M.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje dhe për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Njoftimi i Policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin V. R., 53 vjeç, , për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit, një shtetas kishte  qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultar se:

Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbledhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve K. M. ( P), dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.

Në debat e sipër, shtetasi V. R. ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. R.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën  shtetasi V. R., tashmë  i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit