Flash News

E-TJERA

Kurthi me agjenten e infiltruar, si ra në pranga “El Gordo”, shqiptari i kërkuar nga 180 shtete

Kurthi me agjenten e infiltruar, si ra në pranga “El Gordo”,

Besnik Nikolli, i njohur ndryshe me nofkat “El Gordo” ose “Niko”, u arrestua disa ditë më parë në Santa Marta të Kolumbisë. Shqiptari akuzohet për lidhje të forta me trafikantët e drogës, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga 180 shtete.

Një investigim i kryer nga media me qendër në Kolumbi, “El Tiempo” ka zbuluar se Nikolli u kap pasi agjentët e inteligjencës franceze sulmuan anën e tij më të dobët: gratë.

“Hetuesit përdorën si karrem në internet një grua dhe ai e hëngri. Ajo ishte një agjente e fshehtë, e cila fitoi besimin e ‘Nikos’ dhe e shtoi atë në rrjetet sociale”, tha një burim gjyqësor për këtë gazetë.

Autoritetet vendase pohojnë se “Niko” dilte rrallë nga banesa e tij, një apartament në San Pablo, aty ku organizonte dhe festa me gra të punësuara. Shqiptari i siguronte gratë se jetonte në Bogota dhe se vinte në bregdet vetëm për shëtitje.

Kurthi me agjenten e infiltruar, si ra në pranga “El Gordo”,

Kapoja mbeti i fshehur në një lagje të njohur të Santa Martës. Pak kohë më vonë, ai filloi t’i dërgonte foto agjentes së infiltruar të zakoneve, udhëtimeve dhe pasurive të tij. “Një nga ato imazhe kishte vendndodhjen gjeografike në metadata. Që nga ai moment filloi detyra për të gjetur vendndodhjen e saktë për kapjen e tij”, tha hetuesi.

Kurthi me agjenten e infiltruar, si ra në pranga “El Gordo”,

“El Tiempo” ka aksesuar gjashtë prej fotografive ku shqiptari ka pozuar para automjeteve luksoze, në ferma në Evropë dhe madje edhe në një lokal në Santa Marta. Fotografia e fundit ka qenë ajo që ka bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së “Nikos”.

Niko, sipas hetimeve së inteligjencës, kishte lidhje me strukturat e trafikut të drogës në Shqipëri, Holandë dhe Gjermani, të cilët ishin partnerë të tij në Evropë dhe ishin përgjegjës për marrjen e drogës.

Kurthi me agjenten e infiltruar, si ra në pranga “El Gordo”,

Oficerët e inteligjencës së Europol dhe Interpol pohojnë se ky njeri vendosi në vitin 2021 të transferohej në Kolumbi për të krijuar aleanca me kartelet që veprojnë në vend. Ai u vendos në një lagje të njohur të Santa Martas dhe qëndroi atje për dy vjet pa u zbuluar.

Të fundit