Flash News

E-TJERA

Kurti: Abazi do thotë të vërtetën për Tiranën, do ta çojmë në Kuvend dhe të nisim ndryshimin

Kurti: Abazi do thotë të vërtetën për Tiranën, do
Albin Kurti, Boiken Abazi

Pas prezantimit që i bëri një ditë më parë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka shprehur bindjen se Boiken Abazi do të thotë të vërtetën për Tiranën.

Abazi është Drejtori Ekzekutiv i LVV në Shqipëri, njëherësh kandidat për deputet në qarkun e Tiranës. Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se politika nuk përparon pa u thënë e vërteta, ndërsa vë theksin dhe një herë te integriteti i Abazit.

"Ai është i ndershëm e i qëndrueshëm, i arsimuar mirë dhe studioz, i matur dhe i guximshëm. Boikeni as nuk shitet, as nuk blihet. Prandaj, do ta mbështesim Boikenin dhe do ta çojmë në Kuvendin e Shqipërisë, që ta nisim ndryshimin", shkruan Kurti.

Të fundit