Flash News

E-TJERA

Kurti i kërkoi RMV-së të qëndroj larg Serbisë, Petkoviç e quan "pafytyrësi"

Kurti i kërkoi RMV-së të qëndroj larg Serbisë,

Petar Petkoviç ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti që bëri në Tetovë gjatë një tubimi që u organizua për vizitën e tij.

Kurti tha se Maqedonia e Veriut duhet të jetë më afër Kosovës, Shqipërisë e Bullgarisë dhe të qëndrojë sa më larg Serbisë.

Këtë Petkoviç e quajti “pafytyrësi dhe marrëzi e shumëfishtë”.

“Deklarata të tilla Kurti i bën duke u angazhuar hapur në destabilizimin e Maqedonisë së Veriut dhe nga Tetova, e cila në të kaluarën e afërt ishte në qendër të terrorizmit dhe separatizmit shqiptar, sulmon Beogradin, sepse Serbia është miku më konsekuent dhe më i sinqertë i Shkupit në rajon”, tha Petkoviq.

Ai bëri pretendimin e zakonshëm se Serbia është për ndërtimin e “urave të bashkëpunimit miqësor me të gjithë ata që kujdesen që rajoni të lërë përgjithmonë pas epokën e errët të ndarjeve dhe konflikteve ndëretnike dhe të hyjë në rrugën e zhvillimit dhe përparimit.

 

Të fundit