Flash News

E-TJERA

Kurti takon Ramën, Metën dhe Bashën në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri

Kurti takon Ramën, Metën dhe Bashën në ditën e

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, ka takuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Kurti ditën e sotme fillimisht zhvilloi takime në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosjes në Tiranë, më pas drekoi me kryeministrin Edi Rama. Ende nuk ka asnjë detaj nga takimi me kreun e qeverisë shqiptari, ndërkohë që pas tij shkoi në Presidencë ku zhvilloi në takim e kreun e shtetit Ilir Metën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta e konsideroi takimin me Kurtin "vëllazëror" ku u shpreh: "Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë. E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova. Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë."

Kurti takon Ramën, Metën dhe Bashën në ditën e

Pas Metës, Kurti shkoi në selinë blu ku zhvilloi një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Në një reagim pas takimit, Basha tregoi se i ka garantuar kreut të Vetëvendosjes se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën.

"Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie.

"Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende që ende se kanë bërë si dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare." shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale.

Kurti takon Ramën, Metën dhe Bashën në ditën e

Gjatë paradites, Kurti u përfshi hapur në fushatën elektorale në vendin tonë duke deklaruar se në Shqipëri duhet ndryshim.

Kjo vizitë e Kurtit në Shqipëri, vjen pas fitores së zgjedhjeve të 14 Shkurti dhe ditën e djeshme gjatë përkujtimit të Besëlidhjes së Lezhës, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe figura të tjera rëndësishme politike të rajonit u bënë bashkë në Lezhë.

 

Të fundit