Flash News

E-TJERA

Kurti thirrje shqiptarëve në veri: Pasivizmit përgjigjuni me regjistrim, jo vetëm çështje statistikash

Kurti thirrje shqiptarëve në veri: Pasivizmit përgjigjuni me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Serbi që t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Procesi i regjistrimit ka nisur sot dhe do të zgjasë deri më 31 tetor. Përmes një video-mesazhi, Kurti deklaroi se shqiptarët që jetojnë në Serbi në vazhdimësi përballen me diskriminim kombëtar dhe njerëzor, e së fundmi edhe me pasivizim të adresave të tyre.

Ndaj, sipas tij, regjistrimi në Serbi për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike.

“Ftoj shqiptarët që jetojnë në Serbi e në veçanti në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, që t’i përgjigjen regjistruesve duke regjistruar veten dhe familjarët. Ju ftoj që shtypjes t’i përgjigjeni me regjistrim

T’i përgjigjeni pasivizimit duke regjistruar çdo shqiptar. Edhe ata që gjenden me banim të përkohshëm në diasporë dhe Kosovë. Të dëshmoni me vendosmëri që jeni aty”, tha Kurti. 

Të fundit