Flash News

E-TJERA

Kurti zbardh takimin ‘e papritur’ me Ramën në Tiranë

Kurti zbardh takimin ‘e papritur’ me Ramën në Tiranë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për media ka folur për takimin me Edi Ramën. Kujtojmë që dje, Kurti dhe Rama zhvilluan një takim të papritur në Tiranë, larg vëmendjes mediatike.

Kurti ka thënë se takimi me Ramën ishte shumë i mirë, konstruktiv e pozitiv si dhe kanë folur për temat aktuale.

“E para ishte siguria kibernetike dhe isha shumë i interesuar për përvojën e tyre me sulmet e fundit që kanë qenë të dëmshme e kriminale.. Ju e dini që sot kemi themeluar Agjencinë për sigurinë kibernetike”, tha Kurti.

Ai më tej bëri të ditur se temë e dytë ishte sfidat me krizën energjetike, ndërkaq njoftoi se KEK dhe KESH kanë bashkëpunim shumë të ngushtë.

“Gjatë verës u kemi dhënë shumë energji elektrike Shqipërisë, në mënyrë që të na ndihmojnë gjatë dimrit”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit më tej bëri me dije se kanë folur edhe për përgatitjet rreth Procesit të Berlinit, që kësaj here do të jetë me kancelarin Oalf Scholz.

 

Të fundit