Flash News

E-TJERA

Kush dështoi në arratisjen spektakolare të Altin Ndocit? Policia dhe Burgjet ia hedhin fajin njëra-tjetrës

Kush dështoi në arratisjen spektakolare të Altin Ndocit? Policia

Arratisja e të paraburgosurit Altin Ndoci është kthyer në një ‘top pin pongu’ për autoritetet ligjzbatuese. As Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe as Policia nuk gjen fajtor për arratisjen spektakolare të një të akuzuari për 4 vrasje.

Së fundmi, Policia e Durrësit ka hequr peshën e përgjegjësinë mbi arratisjen e Ndocit duke deklaruar se është njoftuar nga Drejtoria e Burgjeve menjëherë pas largimit të 38-vjeçarit dhe në asnjë formë tjetër.

Burgu i Durrësit i kishte kërkuar policisë një ditë para, shoqërimin e një tjetër të dënuari për shkak të një rasti fatkeqësie familjare, kërkesë që u përmbush nga uniformat blu.

Sipas të dhënave, Ndoci pasi ka dalë nga spitali, është larguar me një automjet tip “Audi A7”, duke kaluar fillimisht në zonën e Spitallës, më pas është shfaqur në Shënavlash, ka vijuar në autostradë dhe dyshohet se ka hyrë në Tiranë.

Të fundit